“FC Kosova” Zürich mund “KF Feronikelin”, fiton kupën! 

Drenas, 17.11.2015

 

Klubi i futbollit “FC Kosova” Zürich e Zvicrës e ka mposhtur skuadrën kosovare “KF Feronikeli” në ndeshjen finale të zhvilluar sot në Drenas. Ndeshja ka përfituar pa gola, ndërsa gjatë ekzekutimit të penaltive, ekipi nga diaspora është treguar dukshëm më i mirë duke mposhtur nikoqirin me 4:1.

 

Në këtë përballje u takuan kampioni dhe fituesi i Kupës së Kosovës me fituesin e Kupës së Diaspores për klubet shqiptare të futbollit në diasporë.

Në fund, kupën skuadrës fituese ia dorëzoi zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fazli Berisha, së bashku me zëvendës ministrin e Ministrisë së Diasporës, Sahit Krasniqi. Po ashtu gjatë ndeshjes dhe në kohën e pushimit mes pjesëve pati një program kultoro-artistik, transmeton Zëri.

Ndeshja u zhvillua në Stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas ku ishin të pranishëm rreth një mijë shikues.

 

Në lojë u paraqiten për Feronikelin: Neziri, Doshlaku, Thaçi, Gerbeshi, Lladrovci, Peci, Maliqi, Zhdrella, Livoreka, Elshani e Hoti. Si dhe u angazhuan rezervistët: Gashi, Istogu, Qorri, Zeka, Bardhi, Demaku e Shala.

 

Ndërsa për Kosovën e Cyrihut luajtën: Proletto, Jakupi, Limani, Lazri, Kabashi, Gashi, Joel, Dakouri, Shala, Iberdemaj e Matoshi. Si dhe rezervistët: Asani, M. Limani, Haxhija, Avdija, Abazi e Thaçi. 


KF Feronikeli - FC Kosova Zürich, zhvillojnë ndeshjen finale më 17 Nëntor!

Prishtine, 15.09.2015

 

Ashtu si keni qenë të informuar më parë, ju njoftojmë se ndeshja finale në mes të fituesit të Kupës së Diasporës, FC Kosovës nga Zürichu dhe KF Feronikelit nga Drenasi do të zhvillohet me datë 17 nëntor 2015, ora 13.00 sipas të gjitha gjasave në Drenas.

 

Delegacioni FC Kosovës ZH udhëton me datë 15.11.2015 për Prishtinë dhe pas zhvillimit të ndeshjes dhe vizitave të ndryshme në Institucionet e Kosovës kthehet me datë 18.11.2015.

 

Kjo marrëveshje u arrit me rastin e vizitës së Kryetarit dhe Arkëtarit të UKSHFZ, z. Skender Thaqi dhe Arsim Hyseni që i është bërë FFK, respektivisht Kryetarit të saj z. Fadil Vokrri.

 

Dëshirojmë t`ju kujtojmë se paraprakishtë është bërë marrëveshja në mes FFK dhe Federatave, Asociacioneve Futbollistike në Diasporë që të organizohen gara futbollistike ku përfundimishtë fituesi i Kupës së Diasporës zhvillon ndeshje finale me fituesin e Kupës së Republikës së Kosovës dhe fituesin e Kupes se Shqiperise. Ky eveniment i paraqitur si Kupa e Pavaresise ishte menduar te mbahej me 28 Nentor ne Vlore. Fatkeqesisht nga federata e futbollit te Shqiperise nuk u arrit kesaj rradhe nje marreveshje me FFK dhe Unionet e klubeve shqiptare ne diaspore. Shpresojme qe vitin e ardhshem te funksionoje.

 

Këtë vit si fitues i Kupës së Diasporës doli FC Kosova nga Zürich pasi që në finale mposhti SC Drita-Kosova nga Kornwestheim me rezultat 3:2 si fitues i Kupës së FFSH në Gjermani. 

Fitues i Kupës së Republikës së Kosovës 2015 është KF Feronikeli.

 

Pas kësaj marrëveshje, FC Kosova dhe KF Feronikeli jane duke bërë përgatitjet e nevojshme për zhvillimin e kësaj ndeshje. Në momentin që do kemi informata të rëndësishme për këtë ngjarje të rëndësishme, ne do ju njoftojmë.


UKSHFZ, subjekti që bashkon klubet shqiptare të futbollit në Zvicër

Bern, 15.11.2014

 

Themelimin e bënë 26 klube shqiptare të futbollit në Zvicër. Përfaqësuesit e 18 klubeve ishin të pranishëm ndërsa të tjerat kishin konfirmuar me mbështetjen.

 

Më 15 nëntor 2014, në Bernë, një këshill nismëtar i përbërë nga dashamirës shqiptarë të futbollit bëri një hap të rëndësishëm, duke krijuar Unionin e të gjitha klubeve shqiptare të futbollit në Zvicër. Subjekti i ri mori emrin Unioni i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër (UKSHFZ).

 

Themelimin e kësaj shoqate e bënë 26 klube shqiptare të futbollit në Zvicër. Përfaqësuesit e 18 klubeve ishin të pranishëm ndërsa të tjerat kishin konfirmuar me shkrim mbështetjen e Unionit.

Duke prezantuar këtë nismë, Skënder Thaçi, njëri nga anëtarët e këshillit nismëtar, veç tjerash theksoi se “Unioni do të jetë një promovues i vlerave sportive e kombëtare në Zvicër dhe gjithashtu edhe një urë lidhëse në mes klubeve shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë.

 

Solemnitetin e këtij evenimenti të rëndësishëm për sportin shqiptar në Zvicër e shtoi edhe prezenca e përfaqësuesve diplomatikë nga Kosova e Shqipëria si sekretari i parë i RSH- së, Kastriot Noli, Shukrie Ramadani nga Qendra Kultirore e Kosovës në Cyrih (Ministria e Diasporës), zv. Presidenti i Federatës së Futbollit Shqiptar Edvin Libohova, përfaqësues të Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani me në krye Ruzhdi Statovcin si dhe Radio Televizioni i Kosovës.

Të pranishmit i përshëndetën edhe zëvendës ambasadori i Kosovës në Zvicër, Mustafë Xhemajli, konsulli Ri përgjithshëm i Kosovës në Gjenevë, Ramadan Avdiu e të tjerë, të cilët në fjalët e tyre shfaqën gatishmërinë e plotë për mbështetjen e kësaj nisme.

 

Organizatoret  kishin marrë të gjitha masat e nevojshme që Kuvendi Themelues të kalojë në një atmosferë vëllazërore. Në këtë rast u aprovua statuti i shoqatës dhe u zgjodhën edhe organet drejtuese të saj.

 

Kryetar u zgjodh Skënder Thaçi, nënkryetar Salajdin Salihu, Sekretar Lindim Jusufi, Arkëtar Arsim Hyseni dhe tre anëtarë të kryesisë: Enver Qorraj, Kjemal Lemani dhe Sokol Dauti.